Para se të arrestohej, Oltion Bistri u shkarkua si shef i Operacionales

Oltion Bistri, drejtuesi i policisë që u arrestua me urdhër të SPAK u shkarkua nga detyra disa ditë më parë si Drejtor i Operacionales dhe u emëruar në Drejtorinë e Krimeve. Bistri e kishte marrë detyrën e shefit të operacionale vitin e kaluar në muajin shkurt.

Deri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policinë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë. Arsyet e arrestimit të tij janë ende të panjohura, por raportohet se urdhrat e SPAK bazohen në një hetim të përbashkët me autoritetet italiane.

Në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Pëllumb Gjoka, biznesmen i njohur për ndikimin në Shkodër, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe Astmir Bilali ish kampioni i boksit i lidhur me bandën e Bajrave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top