Paquetá, bastet mund ti japin fund karrierës së brazilianit: rrezikon skualifikimin e përjetshëm

Historia e basteve të supozuara të Lucas Paquetá pasurohet nga elementë të tjerë të rëndësishëm. Lojtari i West Ham u vu nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit rreth një vit më parë për trukime ndeshjesh në Brazil, vendin e tij të lindjes, për kartona të verdhë të marrë me fanellën e Hammers. Kartonët e verdhë që përfunduan në shënjestër të FA ishin ato të marra nga ish-lojtari i Milan mes nëntorit 2022 dhe gushtit 2023 kundër Leicester, Aston Villa, Leeds dhe Bournemouth.

Për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje, organit drejtues të futbollit britanik iu desh të sekuestronte telefonin e Paquetá për dy muaj të plotë. Qëllimi? Mesazhe apo transaksione bankare që mund ta lidhin mesfushorin e Selecaos me lojërat e paligjshme të fatit në Brazil. Sipas The Sun, megjithatë, problemet për 27 vjeçarin erdhën kur FA vendosi t’i kthente telefonin e tij smartphone.

Lojtari në fakt vendosi, ende nuk dihet pse, ta hidhte dhe gjithçka doli në dritë kur Federata e Futbollit i kërkoi kthimin e celularit për analiza shtesë. Tashmë akuzat ndaj Paquetá bëhen edhe më të rënda: përveç atyre të basteve të paligjshme dhe mungesës së bashkëpunimit, ka edhe akuzën për pengim hetimesh.

Marsin e ardhshëm duhet të ketë një seancë dëgjimore për procedimin ndaj brazilianit, por në Angli thonë se vendimi mund të mos arrijë as para verës së vitit 2025. Prandaj, ky aktual mund të jetë edhe sezoni i fundit i Lucas Paquetá: mes hipotezave që do t’i jepte fund çështjes përfshihet edhe skualifikimi i përjetshëm.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top