Papa Leo XIV u ka drejtuar një thirrje të rinjve gjatë një fjalimi në Faltoren mariane të Muximës, në Angolë, duke i nxitur ata të bëhen protagonistë të ndryshimit global.
Në mesazhin e tij, Papa theksoi nevojën për t’i dhënë fund padrejtësisë, varfërisë dhe pandershmërisë, duke u besuar të rinjve një “projekt të madh”: ndërtimin e një bote më të mirë dhe më mikpritëse.
“Sot më shumë se kurrë, është në duart tuaja të ndërtoni një shoqëri ku nuk ka më luftëra, padrejtësi, varfëri dhe pandershmëri, ku vlerat e Ungjillit frymëzojnë zemrat dhe institucionet për të mirën e përbashkët,” u shpreh Ati i Shenjtë.
Ai vuri theksin se dashuria duhet të jetë forca që udhëheq njerëzimin, duke theksuar se vetëm përmes solidaritetit dhe besimit mund të arrihet një paqe e qëndrueshme.
“Është dashuria ajo që duhet të triumfojë, jo lufta,” ishte mesazhi përmbyllës i Papës, i cili u prit me entuziazëm nga të rinjtë e pranishëm në këtë takim shpirtëror.