Papa Françesku ndërroi jetë një ditë pas Pashkëve, reagon Vatikani

Bota mbarë përballet sot me lajmin e ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut.

Një figurë e dashur dhe frymëzuese, ai u bë simbol i përulësisë, dashurisë dhe shërbimit ndaj më të varfërve e më të harruarve. Jeta e tij ishte një dëshmi e gjallë e vlerave të Ungjillit, dhe largimi i tij lë pas një boshllëk të madh, por edhe një trashëgimi shprese dhe besimi që do të jetojë në zemrat e miliona njerëzve.

Vatikani ka reaguar vetëm pak minuta pasi lajmi u bë i ditur për të gjithë botën ku shpreheh, ‘Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit, i cili e gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri’.

Deklarata:

“Më të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit, i cili e gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme të mëshirshme të Zotit Një dhe Triuni.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top