Papa Françesku mban meshën e parë pas daljes nga spitali: Faleminderit që u lutët për mua

Papa Françesku shërbeu në shërbesën katolike të së dielës, pas daljes nga spitali Gemelli në Romë, duke falenderuar ata që u lutën për shëndetin e tij.

“Faleminderit për mbështetjen dhe lutjet tuaja, të cilat janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit. Falenderoj popullin e Romës dhe pelegrinët ”, tha Papa. Në sheshin e Shën Pjetrit, mëngjesin e sotëm besimtarët kaluan numrin 60 mijë.

“Një javë më parë, një i pastrehë gjerman vdiq, nën kolonadën e këtij sheshi, i vetëm dhe i braktisur. Për secilin prej nesh, ai njeri është Jezusi. Ka kaq shumë njerëz që kanë nevojë për ne, ka kaq shumë të braktisur. Edhe unë kam nevojë për përkëdheljen e Jezusit, për ta ndjerë pranë meje. Për këtë arsye e vizitoj dhe e kërkoj mes të braktisurve, mes atyre që nuk kanë askënd”, shtoi Papa në mesazhin e tij.

Nesër fillon Java e Shenjtë Katolike. Siç u bë e ditur, të enjten Papa do të shkojë, për ceremoninë e “Lavamanit”, në burgun e të miturve të Romës, Casal del Marmo. Ndërsa, të premten, Papa do të kremtojë, në Koloseum, “Rrugën e Kryqit” (Via Crucis), në të cilën përfaqësohet marshimi i martirizimit të Jezusit drejt Kalvarit.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top