Panucci “ul” Interin pas triumfit në Kupë: “Mjaft e përkëdhelët, bëri atë që duhej”

Inter fitoi finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios (0-2) në një ndeshje të dominuar, por të kushtëzuar edhe nga gabimet e rënda të bardhekaltërve. “Supremaci absolute!”… në studion e Mediaset moderatorja Monica Bertini lavdëroi sezonin e madh të zikaltërve, të cilët u ngritën pas zhgënjimit të vitit të kaluar kur mbetën pa trofe dhe panë Napolin t’u rrëmbente titullin në javën e fundit. Christian Panucci, ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë, shkoi kundër rrymës dhe frenoi entuziazmin, duke i dhënë – sipas tij – dimensionin real asaj që ka bërë skuadra e teknikut Chivu.

“Inter bëri sezonin që duhej të bënte – shpërtheu ish-mbrojtësi drejtpërdrejt, duke habitur edhe të pranishmit –. Por në Europë nuk e bëri…”. Kritika e tij ishte e qartë: nuk i pëlqen toni tepër entuziast për të ekzaltuar diçka që për një skuadër si Interi duhet të jetë normalitet, pra fitimi i trofeve. Dhe sipas tij gjithë ky patetizëm është i ekzagjeruar. “Goditjen morale pas vitit të kaluar? E kanë marrë të gjithë në futboll, por askush nuk shkoi në terapi intensive…”. Ai e shpjegoi më mirë pak më vonë, ndërsa në sfond vazhdonin pamjet e festës zikaltër: “Këtu duket sikur po e përkëdhelim gjithmonë këtë skuadër pas humbjeve të vitit të kaluar, hajde mo… dhe po e përsëris: nuk kanë përfunduar në spital në terapi intensive!”.

Panucci këmbënguli dhe theksoi konceptin me një tjetër reflektim që tingëlloi si një notë ndryshe nga atmosfera triumfaliste: “Më duket sikur duan gjithmonë ta mbrojnë skuadrën pas një humbjeje… janë lojtarë të fortë dhe luajnë te Interi, është normale që duhet të fitojnë. Por futbolli është kështu: mund të humbësh dhe më pas ngrihesh e fiton. Duket sikur kanë bërë një mrekulli, por nuk më duket kështu”.

Një mendim i fortë ai i ish-teknikut të Kombëtares kuqezi Panucci. Më pas ai sqaroi se gjykimi i tij nuk ishte negativ dhe se vlerësonte sezonin e zikaltërve, por sipas tij narrativa rreth kësaj skuadre duhet rikthyer në dimensionet e duhura. “Nëse duhet të jap një notë, për mua sezoni është 8.5 – shtoi ai në fund – por në Europë kanë bërë keq (referenca është për dy humbjet ndaj Bodo/Glimt në Champions). Dhe objektivi i parë nuk mund të jetë kampionati”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top