Pankina e Artë është e Luciano Spalletti: “Ky çmim më imponon të jem një trajner më i mirë”

Luciano Spalletti është pasardhësi i Stefano Piolit në listën e nderit të “Pankinës së Artë”. Tekniku mori çmimin e lakmuar kushtuar trajnerëve italianë në Coverciano mëngjesin e së hënës së 29 janarit. Suksesi i dytë i trajnerit toskan në karrierën e tij. Titulli i fituar me Napolin ishte thelbësor, por edhe sukseset e arritura me kombëtaren që i dhanë mundësinë Italisë të hynte në Kampionatin Evropian.

64-vjeçari nga Certaldo u shpërblye nga presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina, duke marrë 42 vota nga 61 të disponueshme nga kolegët e pranishëm. Kjo e lejoi atë të paraprijë interistin Simone Inzaghi dhe milanistin Stefano Pioli. “Ky çmim i dhënë nga kolegët, që janë trajnerët më të mirë në botë, kërkon që unë të jem një trajner më i mirë për të ardhmen – komentoi Spalletti -. Falenderoj lojtarët e mi, stafin dhe drejtuesit e klubit, drejtorin Giuntoli, të gjithë qytetin që ka ndjenjë dhe pasion dhe të gjithë ju kolegë nga të cilët kam mësuar shumë. E nisa me vëllain tim Marcello që mbante çantën time, tani jam në parajsë duke stërvitur kombëtaren edhe pse momenti i futbollit italian nuk është i lehtë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top