PAMJET/ Zelensky largohet i inatosur nga Shtëpia e Bardhë

Janë publikuar pamjet e momentit kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ai duket që del me nxitim dhe hipën në makinën e tij. Më herët ai pati një debat të ashpër me Presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Zyrën Ovale.

Pas debatit u anulua konferenca e përbashkët për shtyp të liderëve. Trump ia drejtua Zelenskyt me fjalët “kthehuni kur të jeni gati për paqe”. 
Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, edhe marrëveshja e propozuar nga SHBA për mineralet e rralla midis SHBA dhe Ukrainës nuk u nënshkrua. Më herët, Trump tha se dy presidentët do ta nënshkruanin atë gjatë konferencës së tyre të përbashkët për shtyp, e cila që atëherë është anuluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top