PAMJET/ Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse merr urdhrin në mes të konferencës

Janë bërë virale pamjet kur zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova u urdhërua me telefon para kamerave që të mos bëjë komente për sulmin rus me raketa balistike ndërkontinentale ndaj Ukrainës mëngjesin e së enjtes.

Ajo mori një telefonatë në mes të konferencës për shtyp sot dhe “u këshillua” me një ton të ashpër nga dikush në krahun tjetër që të mos bënte komente. Gjithçka u dëgjua pasi mikrofoni ishte i hapur.

“Përshëndetje. Jam duke bërë një konferencë shtypi”, – i tha Zakharova personit që e mori në telefon.

“Masha”, – u dëgjua një zë i panjohur mashkulli në telefon: “Për sulmin e raketave balistike “Yuzhmash” për të cilën perëndimorët kanë filluar të flasin, ne nuk e komentojmë fare”, – tha zëri në anën tjetër të telefonit. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë konfirmoi dhe mbylli telefonin.
Zakharova foli mbi propozimet për një nismë paqeje “realiste” për konfliktin në Ukrainë pasi SHBA i dha Ukrainës lejen për të përdorur raketat e saj me rreze të gjatë veprimi ATACMS kundër objektivave thellë brenda Rusisë.

“Ne jemi të hapur për negociata, jemi të gatshëm të shqyrtojmë çdo iniciativë realiste, jo të politizuar – sigurisht” – tha Zakharova, duke shtuar se Rusia do të konsideronte vetëm një zgjidhje “e cila bazohej në marrjen parasysh të interesave tona”.

“Dëshiroj të theksoj edhe një herë: fjala kyçe është marrja parasysh e interesave të vendit tonë, situata aktuale në terren dhe garancitë e respektimit të marrëveshjeve përkatëse” – tha ajo.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top