Një nga limuzinat e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit shpërtheu dhe mori flakë në Moskë. Një limuzinë “Aurus” nga “flota zyrtare e makinave” të Putinit shpërtheu në një rrugë në veri të selisë së shërbimit sekret të Moskës në Lubyanka.
Pamjet treguan se zjarri që filloi në motorin e limuzinës “Aurus Senat” me vlerë 275 000 £ u përhapën edhe në brendësi të automjetit. Punëtorët nga restorantet dhe baret aty pranë vrapuan në rrugën “Sretenka” në përpjekje për të ndihmuar përpara se të arrinin shërbimet e zjarrfikësve.
A luxury limousine reportedly from Russian President Vladimir Putin's official fleet exploded in Moscow close to the FSB headquarters. The cause of the explosion remains under investigation, and it is unclear whether anyone was inside the vehicle at the time or if Putin was the… pic.twitter.com/eNEgufRIsJ
— Olga Nesterova (@onestpress) March 29, 2025
Dëshmitarët panë të habitur se si dilte tym i zi nga pjesa e përparme e automjetit të shkatërruar ndërsa zjarri sa vinte e bëhej edhe më i fortë. Pamjet e marra nga një kënd tjetër tregojnë se edhe pjesa e pasme e mjetit ishte e dëmtuar. Ende nuk dihet se kush po përdorte makinën që besohet se është në pronësi të Departamentit të Menaxhimit të Pronës Presidenciale të Putinit kur ndodhi incidenti.
Aurus Senat limousine engulfed in flames.
Autoritetet nuk kanë dhënë ndonjë detaj se çfarë mund të ketë shkaktuar zjarrin e papritur edhe pse ata që ndodheshin brenda makinës nuk u lënduan.
Putin, 72 vjeç, përdor në mënyrë rutinore makinat e prodhimit rus dhe ua ka dhuruar limuzinat të tjerëve, për shembull diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Incidenti vjen teksa tirani vazhdon të shfaqë një paranojë të fortë për komplotet dhe atentatet. Pamjet e disa ditëve më parë treguan ushtarakët e një roje ceremoniale në Murmansk duke u kontrolluar individualisht nga një oficer i Shërbimit Federal të Mbrojtjes.
A burning Aurus Senat limousine in Moscow.
Ai kontrollonte ushtarët për armë të fshehura ose mjete shpërthyese kur ata qëndronin duke pritur që diktatori i Kremlinit të vendoste një kurorë pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur. Mediat thonë se gjilpërat u hoqën nga armët e tyre dhe u vendosën në dhoma pasi Putini i frikësohej vrasjes nga trupat e tij.
Servicemen being searched before a wreath-laying ceremony.
Putin përdori udhëtimin e tij në kryeqytetin rus të Arktikut Murmansk për të deklaruar se synon të zhdukë Ukrainën. Ai hipi në nëndetësen bërthamore Arkhangelsk dhe u zotua: “Jo shumë kohë më parë thashë se do t’i bluajmë ata [Ukrainë] dhe tani duket se do t’u japim fund”
Aurus Senat limousine on fire in Moscow.
Në vitin 2023 u zbulua nga një ish-truprojë se Putin ka pak besim në ekipin e tij të sigurisë. “Kjo është se sa shumë ai ka frikë për jetën e tij” – tha një truprojë e dezertuar për një stacion të pavarur televiziv rus që ishte i ndaluar nga vendi. Në fillim të kësaj jave pati një tjetër shenjë të shqetësimit të thellë për sigurinë e Putinit në mes të luftës me Ukrainën.
Oficerët e FSO-së u panë duke hapur pustet e kanalizimeve dhe koshat e mbeturinave në kërkim për bomba pranë një vendi në Moskë ku po fliste Putin. Një burim i afërt me Kremlinin zbuloi se shërbimet speciale të Rusisë kishin “rritur edhe më shumë masat e rrepta të sigurisë që rrethojnë Putinin në një shkallë të paprecedentë”.
Workers inspecting sewers in Moscow.
Verën e kaluar, raportet pohuan se despoti paranojak kishte filluar të vishte jelek antiplumb në daljet publike, pasi ai gjithnjë e më shumë i frikësohet se do të goditej për shkak të luftës në Ukrainë ose nga terroristët islamikë.