Në momentin që ka dalë nga furgoni me pranga në duar, Erion Veliaj është përpjekur t’i përgjigjet disa prej njerëzve që e kanë thirrur përtej hekurave. Kryebashkiaku është në burg që nga data 10 shkurt dhe ka kundërshtuar vendimin e Ramës për ta shkarkuar.
Ditën e sotme ai u thirr në gjykatë ku do të zhvillohet një seancë shqyrtuese. Prej pak ditësh Veliaj ka ndryshuar alibinë në gjyq dhe është vetëshpallur i burgosur politik, duke marrë parasysh vendimet e shkarkimit të tij nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Më poshtë janë filmimet e momentit kur Veliaj del nga furgoni i policisë.

Etiketa: Erion Veliajgjykata