PAMJET/ Ç’po ndodh në Himarë, flakë masive po i afrohen qytetit

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje qytetin e Himarës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes “1 Maji” ku është djegur edhe një banesë.

Flakët po kërcënojnë edhe banesa të tjera si dhe sipërfaqe me pemëtari që ndodhen në këtë zonë.

Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave zjarrfikëse nga bashkitë fqinje.

Mësohet se janë nisur mjete zjarrfikëse nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi.

Për momentin, puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen në zonë. ©LAPSI.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top