Pamela Anderson ka folur për marrëdhënien e saj “rollercoaster” me aktorin Liam Neeson, duke konfirmuar se kanë qenë të lidhur për një periudhë të shkurtër pas përfundimit të xhirimeve të filmit “The Naked Gun”.
“Për ta thënë qartë, Liam dhe unë ishim të lidhur për një kohë të shkurtër, por vetëm pasi përfunduam xhirimet,” tha ajo për People të martën, duke shtuar se kaluan një “javë intime” së bashku në shtëpinë e Neeson në pjesën veriore të New York-ut. Megjithatë, Anderson theksoi se ajo kishte dhomën e saj, ndihmësit e tyre ishin gjithashtu të pranishëm dhe madje edhe familjarët ndaluan për vizitë.
Anderson përmendi një darkë në një restorant të vogël francez, ku Neeson e prezantoi si “Zonja e ardhshme Neeson”. Pas asaj jave, të dy u kthyen për të punuar në projekte të tjera, por u rikthyen në kontakt gjatë promovimit të filmit, duke përshkruar lidhjen e tyre si “paksa si në një film të Nancy Meyers”.
“Gjithmonë qeshja kur njerëzit mendonin se ishte një manovër publiciteti. Kjo ishte e vërtetë. Kishim ndjenja reale,” tha Anderson. Ajo shtoi se Neeson mbetet një mik i çmuar dhe mbështetës i karrierës së saj dhe se “do të jenë gjithmonë pjesë e jetës së njëri-tjetrit.”
Në korrik, Neeson kishte nxitur thashethemet për një romancë duke pranuar se ishte “lidhur fort” me Anderson. Ai tha për People:
“Me Pamela, jam thellësisht i dashuruar. Ajo është e mrekullueshme. Nuk mund ta komplimentoj mjaftueshëm.”