Paloka: Nuk dalim më në studio me lapangjozët që dërgon Rama

Kryesia e Partisë Demokratike ka marrë këtë të mërkurë një vendim të rëndësishëm për përballjet televizive, duke vendosur që deputetët dhe funksionarët e lartë të kësaj force politike të mos dalin më në panele televizive nëse s’kanë përballë kolegët e tyre nga PS.

Deputeti Edi Paloka thotë se vet ka vite që e ngre këtë çështje, ndaj ai dhe të tjerët do të shkojnë në panele televizive vetëm nëse përballë do të kenë homologët e tyre, jo ata që ai i quan “tufë lapangjozësh”.

“Une vete kam vite që nuk pranoj te shkoje neper studiot televizive ku perballe nuk te vihen kundershtaret homologe po nje tufe lapangjozesh qe titullohen analiste e dergohen nga Rama per te perfaqesuar linjen e qeverise! Kete ju a kam bere te qarte me respektin e duhur edhe drejtuesve te emisioneve.

Ne fakt vendosja neper studiot televizive e ketyre sherbetoreve te qeverise, perballe deputeteve apo funksionareve te PD, nuk eshte vetem nje lloj censure sic deklaroi sot z.Berisha , po eshte dhe ulje e denigrim i opozites”, shkruan deputeti Edi Paloka, që nga sot paralajmëron një marrëdhënie të re me mediat.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top