Pakti për emigrantët/ Meloni: U përpoqën të na pengojnë, por ecim para!

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama komentoi edhe marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Kryeministrja italiane tha se shumë u përpoqën ta pengojnë këtë marrëveshje, ndërsa theksoi se do të vazhdojë më tej.

“Sa i takon sigurisë, fokusi po aq i marrëveshjeve të rëndësishme që do fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizon i të përballuarit së bashku të fenomenit të migracionit për protokollin tonë me Shqipërinë, për të cilën unë edhe një herë do doja të falënderojmë Ramën dhe gjithë popullin shqiptar.

Ajo që u tregua me nënshkrimin e këtij protokolli është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Unë kam gjykuar dhe vazhdoj të gjykoj se është protokolli që ne kemi nënshkruar me frymë të thellë evropiane sepse vë theksin se emigrimi është fenomen mbarë evropian.

Është një protokoll novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, sigurisht jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, shumë ishin ata që punuan fort për ta frenuar apo bllokuar atë, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë para sepse mendojmë se ka potencial”, tha Meloni.

Ndërsa kryeministri Rama theksoi se nuk është penduar aspak që ka pranuar marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

“Sa i përket pyetjes suaj nëse jam penduar — nëse ju, që për dy vjet me radhë bëni të njëjtën pyetje, nuk jeni penduar, si mund të jem unë? Unë kam bërë 100 gjëra të tjera me Kryeministren tuaj. Këtë e kam thënë që në fillim: me Italinë, unë do të vazhdoj ta bëj këtë bashkëpunim 100 herë, edhe pse 100 herë të tjera do të vazhdoni të jeni kundër — dhe me vendet e tjera jo. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarëdo që i vjen ndër mend”,- tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top