Sulm i ashpër, shumë i ashpër i Enrico Varriale ndaj tifozëve të Juventus. Sipas fjalëve të gazetarit, ata janë fajtorë se i janë gëzuar humbjeve të skuadrave italiane në Europë dhe atyre të kombëtareve italiane.
Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja e Italisë U-21 u eliminua nga kampionati europian. Humbja 1-0 ndaj Norvegjisë ishte fatale. Një tjetër faqe e hidhur për futbollin italian, brenda një muaji, pas tre finaleve të humbura në Europë nga Inter, Roma dhe Fiorentina. Duhen shtuar këtu disfata e kombëtares U20 në finalen e botërorit kundër Uruguait dhe ajo e skuadrës së Roberto Mancinit në Ligën e Kombeve.
“Disfatat e futbollit italian në muajin e fundit – thuhet në tëeet-in e gazetarit – përfshirë ato të kombëtareve, festohen si triumf nga tifozët e një klubi që ka marrë vetëm një fitore në dy vitet e fundit: arritën marrëveshjen për pranimin e fajësisë falë një vendimi politik të FIGC. Mah!”, e mbylli Varriale.
Le sconfitte del calcio italiano in quest'ultimo mese, comprese quelle delle nazionali, vengono celebrate come un trionfo dalla tifoseria di un club che negli ultimi 2 anni ha colto una sola vittoria : il patteggiamento raggiunto grazie a una decisione politica della FIGC.
Mah ! pic.twitter.com/WdP9tu8PWm— enrico varriale (@realvarriale) June 29, 2023