Një shpërthim me bombë ka ndodhur ditën e sotme në një stacion hekurudhor në qytetin jugperëndimor pakistanez të Quetta. Mësohet se si pasojë e sulmit 24 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Gjithashtu asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
“Shpërthimi ndodhi brenda stacionit hekurudhor, kur një tren ekspres i nisur për në Peshawar ishte gati të largohej nga stacioni për në destinacionin e tij” tha drejtori i policisë lokale Muhammad Baloch.