Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar sot një takim me zyrtarë të ODIHR për t’i informuar këta të fundit për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Me ane te nje postimi në Facebook, Gjiknuri thote se ‘u dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it’.
“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”, shkruan Gjiknuri.
Opozita ka kërkuar vazhdimisht të ketë bashkëkryetrin në këtë komision, kërkesë që nuk është marrë parasysh nga Rama e Basha. Duket se edhe kësaj radhe reforma zgjedhore do të jetë një arnim tjetër pa shkuar realisht në themel të sistemit dhe një Kodi Zgjedhor që garanton zgjedhje të lira.