Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen e Rusisë në Serbi dhe ndikimin e saj destabilizues në rajonin e Ballkoni Perëndimor, gjatë një interviste për TVP World. Osmani theksoi se këto veprime synojnë të krijojnë një “front të ri kundër Perëndimit.” Presidentja vlerësoi se qëllimi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit përmes Serbisë, dhe për këtë arsye, Kosova duhet të ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse.
Vjosa përmendi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët perëndimorë për të ndalur veprimet destabilizuese të Serbisë, të nxitura nga Rusia.
“Duhet të punojmë ngushtë me partnerët tanë nga bota demokratike për të ndalur iniciativat destabilizuese të Serbisë, të mbështetura nga Rusia. Në të njëjtën kohë, ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë për të qenë të aftë të vetëmbrohemi dhe të kontribuojmë për sigurinë në rajon,” deklaroi Osmani.