Osmani takohet me Chollet dhe Escobar: Roli i SHBA-së, kyç për të përfunduar me sukses dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmjen e djeshme ajo zhvilloi një takim në New York me këshilltarin e lartë amerikan, Derek Chollet dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar. Presidentja ka njoftuar se në takim kanë biseduar për zhvillimet në dialog.

“Theksoi rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-së është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, shkruan Osmani. Gjatë vizitës në SHBA, Osmani ka zhvilluar takime edhe me liderë tjerë botërorë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top