Osmani shtrëngon duart me Trump në ceremoninë e rihapjes së “Notre Dame”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre Dame”. Vetë Osmani ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale nga momenti i shtrëngimit të duarve me Donald Trump.

“Me presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.

Në ceremoninë e rihapjes së katedrales së “Notre Dame” ishin të pranishëm lider nga e gjithë bota, përfshirë edhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky. Ky i fundit para ceremonisë zhvilloi një takim trepalësh me presidentët trump dhe Macron në “Elysee”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top