Osmani pret komandantin e KFOR-it, bisedojnë për rrezikun që vjen nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim komandatin e KFOR-it Ozkan Ulutas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e ka uruar Ulutas për rifillimin e mandatit në krye të KFOR-it, duke vlerësuar rolin kyç të këtij misioni për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

“Dje mirëprita gjeneralmajorin Ozkan Ulutas dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani.

Sipas burimeve, Osmani ka diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top