Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet nacionale dhe ato lokale janë komplet të ndara nga njëra tjetra. Kështu u shpreh ajo pasi u pyet në lidhje me çështjen e Glauk Konjufcës, si mandatar i dytë për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, e ku ka theksuar se varet nga partitë politike se vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Këto janë dy procese komplet të ndara. Natyrisht, zgjedhjet lokale në Kosovë nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional, në të cilin po kalojmë. Proceset në nivel nacional po zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, dhe do të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.
Por, ajo që është e rëndësishme është se Kosova në çdo palë zgjedhje tregon maturi, tregon se respektohet qytetari, tregon se respektohet e drejta e votës, dhe jo vetëm që këto rezultate në zgjedhjet lokale nuk kanë ndërlidhje me zgjedhjet nacionale. Dhe zgjedhjet nacionale, kurdo që do të zhvillohen, sepse kjo varet nga partitë politike, jam i bindur se do të jenë edhe një gur më shumë në kalimin e demokracisë që kemi ndërtuar për kaq shumë vite”, – tha Osmani.
Osmani, e cila njërit ka theksuar se Kosova është shembulli i votës demokratike.
“Edhe sot, në balotazh, pra në raundin e dytë, është një ditë e rëndësishme, po aq sa ishte edhe raundi i parë i zgjedhjeve, sepse qytetarët tanë, përfundimisht, sot vendosin jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat ku ata jetojnë, por njëkohësisht vendosin për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.
Për shumë mundësi në komunat ku ata jetojnë, rrjedhimisht, shpresoj që secili prej qytetarëve me të drejtë vote do ta shfrytëzojë këtë të drejtë dhe do të dalë në votime.
Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon, dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve, për shkak të rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak se gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike”, – tha Osmani.
Ajo është shprehur e bindur që edhe sot do të ketë zgjedhje të lira demokratike dhe secili qytetarë do ta ushtrojë këtë drejtë.
“Jam e bindur plotësisht se dita e sotme do të jetë e tillë, ku do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike, ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e tij kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton dhe për shërbimet dhe mundësitë më të mira”, deklaroi Osmani.