Osmani në Parlamentin Europian/ Kosova është Evropë, qëndroni pranë nesh

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj në seancën e mbajtur ditën e sotme në Parlamentin Europian.

Ajo i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të qëndrojnë të palëkundur në krah të Kosovës në këtë moment kritik.

Osmani theksoi se Kosova është Europë dhe të jesh kosovar do të thotë të jesh europian. “Në mungesë të himnit shtetëror, Kosova jehoi me himnin europian”, u shpreh Osmani.

“Isha 15 vjeçe kur tanket hynë në Mitrovicë. Europa kishte hapur zemrat dhe mendjet për një popull që ishte i shtypur sistematikisht. Sot që flas para PE, dua t’ju them faleminderit. Faleminderit për kontributin e pamasë dhe të vijueshëm që ky institucion ka dhënë për lirinë dhe demokracinë tonë.

“Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka thënë presidenti Ibrahim Rugova. Jam këtu sot për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë të popullit të Kosovës për qëndrimin tuaj të palëkundur. Dhe pikërisht në këtë moment kritik, ju bëj thirrje që të qëndroni të palëkundur pranë nesh. Sepse vlerat që përfaqëson ky union, janë pjesë themelore e shoqërisë tonë. Vazhdojmë të ecim krahë për krahë dhe vijojmë të luftojmë për vlerat tona të përbashkëta.

Kosova është Europë, të jesh kosovar do të thotë të jesh europian. Në mungesë të himnit shtetëror, Kosova jehoi me himnin europian. Deklarata jonë para botës që BE do të ishte destinacioni ynë. Në moshën 15 vjeçare republika e Kosovës mbetet vendi më pro-europian”, deklaroi Osmani.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top