Osmani bisedon me kryeministrin e Holandës: Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, gjatë samitit të liderëve të vendeve evropiane.

Osmani ka thënë se gjatë bisedës me Rutte ka theksuar domosdoshmërinë që Serbia të mbahen përgjegjëse për sulmin terrorist, që paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin.

“Në takimin e komunitetin politik evropian pata një bisedë me kryeministrin holandez Mark Rutte për situatën e sigurisë në vendin tonë. Theksova domosdoshmërinë që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e saj terrorist dhe agresionin kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top