Osimhen, zhduket maska e tij fatsjellëse: ‘hajduti’ është Pioli, akuzojnë tifozët

Dihet mirë se besëtytnia është dicka e zakonshme në Napoli dhe Osimhen duket se e ka zotëruar këtë zakon të veçantë të vendit. Në fakt, nigeriani po përdor maskën mbrojtëse, edhe pse ajo nuk është më e nevojshme. Arsyeja është se maska duket se po i sjell fat.

Një lajm që po shqetëson tifozët e Napolit dhe vetë Osimhen. Ngjarjen e ka zbuluar gazetari Raffaele Auriemma përmes llogarisë së tij në Tëitter. Nigeriani, nisur nga besëtytnitë, ka urdhëruar menjëherë që të bëhet një identike. Por ndërkohë duhet të përdorë një të vjetër për ndeshjen e radhës kundër Milanit. Në Napoli të gjithë shpresojnë se do të gjendet sa më shpejt.

TIFOZËT ‘FAJËSOJNË’ PIOLIN
Komente të pafundme nën postimin e Auriemma me tifozët napolitanë të shqetësuar dhe supersticiozë. E ka nga ata që drejtojnë gishtin drejt Piolit, trajnerit të Milanit. Kuqezinjtë janë kundërshtari i radhës në kampionat dhe në Champions për të kaltrit. “Demiurgu goditi sërish”, “Po çfarë po gatuan alkimisti i Parmës?”. Por ka edhe tifozë të Milanit që pyesin nëse do ta përdorin këtë episod si alibi në rast të eliminimit nga Champions League. Sfida mes Napolit dhe Milanit tashmë ka filluar.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top