Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ngriti shqetësimin për përdorimin e tepruar të paraburgimit gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Ai kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e këtij problemi dhe kujtoi angazhimin e gjatë të OSBE-së në reformën penitenciare.
Në takim u diskutua edhe për vijimin e reformës në drejtësi, strategjinë 2024–2030 dhe mbështetjen për institucionet e sistemit gjyqësor.