Pas një lidhjeje që zgjati pothuajse një dekadë, Katy Perry dhe Orlando Bloom i dhanë fund në korrik.
Tani, aktori 48-vjeçar ka folur për raportin e tij me ish-partneren gjatë një intervistë në “Today”, ku i është përgjigjur pyetjeve rreth gjendjes së tij.
“Ka pasur disa ndryshime personale në jetën tuaj që nga hera e fundit që keni qenë këtu. Si jeni tani?” – e pyeti Craig Melvin gjatë intervistës.
Bloom u përgjigj me një buzëqeshje: “Jam shkëlqyer, miku im. Jam shumë mirënjohës,” dhe shtoi se e gjithë kjo ndodhte për shkak të vajzës së tij, Daisy, 5 vjeç.
“Ajo është vajza më e bukur që mund të kem,” shtoi ai, duke nënvizuar se ndihej mirënjohës për gjithçka që ka kaluar, edhe pse ndarja ka qenë një proces i vështirë.
Bloom theksoi se ai dhe Perry do të vazhdojnë të jenë në marrëdhënie të mira për shkak të vajzës së tyre.
Në fillim të korrikut, u përfol për një ndarje pas një periudhe të tensionuar, dhe ata konfirmuan lajmin përmes një deklarate të përbashkët.
Një burim i afërt me çiftin tregoi për mediat se ndarja kishte qenë një “proces që kishte filluar prej muajsh” dhe se tensionet ishin të pranishme, sidomos pas publikimit të albumit të Katy Perry, i cili nuk ishte mirëpritur nga kritikët.
Përveç tensioneve që u shfaqën pas albumit të Katy-t, burimet gjithashtu kishin pohuar se artistja kishte qenë shumë e stresuar për shkak të situatës dhe kishte nevojë për hapësirë për t’u rimëkëmbur, ndonëse Bloom kishte qenë gjithmonë mbështetës.
Ky ndarje është e dyta për Orlando, i cili ka qenë më parë i martuar me modelen e njohur, Miranda Kerr, me të cilën ka një djalë, Flynn.