Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar mosrealizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të parashikuara në buxhetin e shtetit, duke kërkuar përgjegjësi nga ministrat që nuk përmbushin objektivat.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe deklaroi se nuk mund të pranojë që qeveria të rrezikojë realizimin e tij për shkak të mosmenaxhimit të fondeve publike.
Ndërsa përsëriti kërkesën që ministrat përgjegjës të largohen nga Qeveria.
“Ajo që unë nuk pranoj është që qeveria të rrezikojë buxhetin. Më qartë, mosrealizimi i buxhetit, mosrealizimi i të ardhurave apo shpenzimeve, në variantin që ka disa vite që po ndodh. Vjet këtu thashë që ministrat që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duhet të ikin nga qeveria. Nuk ua ka borxh kërrkush, padijen dhe paaftësinë për të përdorur paranë publike me efektivitet, abuzimin me të jo e jo, kështu që i mbetem të njëjtës kërkesë, që kush rrezikon realizimin e buxhetit dhe sjell risk serioz për të, nuk ka pse rri më qeveri”, tha Brace.