Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës. Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme ditën e sotme pritet që qytetarët të mblidhen para bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut, Erjon Veliaj.
Opozita ka thirrur sërish një protestë gjatë ditës së sotme e cila do të mbahet rreth orës 11:00 në vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për protesta. Këto protesta kanë ardhur pas arrestimit të drejtorëvë të bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen 5D.