Opozita paraqiti prova shtesë/ Sot seanca në Kushtetuese për marrëveshjen e emigrantëve Itali-Shqipëri

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sërish ditën e sotme çështjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, pas ankimimit të 30 deputetëve të opozitës.

Shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, i cili ishte parashikuar që të zhvillohej më 24 janar, u shty, pasi në datën 23 janar, deputetët e opozitës dorëzuan kërkesën edhe për disa prova shtesë lidhur me marrëveshjen.

Në seancën e pesë ditëve më parë, Gjykata “konstatoi se në datën 23.01.2024, ora 15:55, kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, në përmbajtje të të cilave kërkohej edhe marrje e disa provave. Parashtrimet shtese iu komunikuan për dijeni subjekteve të interesuara në datën 24.01.2024, ora 9:30. Në këto rrethana, Gjykata vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të radhës në datën 29.01.2024, ora 10.00”.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top