Opozita në Strasburg/ Ja kur do të nisë protesta dhe sa pritet të zgjasë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndodhet ditën e sotme në Strasburg ku po kryejnë takime me eurodeputetë dhe po ashtu do të mbajnë edhe protestën e parë që zhvillohet para Parlamentit Europian.

Sipas informacioneve, një pjesë e deputetëve, konkretisht 5 prej tyre aktualisht janë futur në ambientet e Parlamentit Europian dhe po zhvillojnë takime joformale pa praninë e mediave. Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Agron Gjekmarkaj mësohet se do të informojnë eurodeputetët lidhur me situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Po ashtu bëhet me dije se pjesa tjetër e deputetëve rreth orës 12:00 do të mblidhen para Parlamentit Europian, ku kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për përjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe për burgosjet politike, sipas tyre, të përfaqësuesve të kësaj force. Protesta pritet të zgjasë rreth dy orë, ndërsa thuhet se do të jenë rreth 40 deputetë që do të mblidhen përpara dyerve të PE-së.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top