Opozita bllokon foltoren e kuvendit, ndizen zhurmueset në sallë

Seanca e sotme plenare ka nisur menjëherë me protestën e deputetëve të PD që nuk janë të përjashtuar. Sapo janë futur në sallë, ata kanë bllokuar foltoren dhe kanë ndezur zhurmuese, për të mos lejuar socialistët që të flasin nga foltorja.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD u mor vendimi që deputetët që nuk janë përjashtuar të marrin pjesë në seancë, por të vazhdojnë aksionin opozitar duke mos lejuar normalitet në seancë.

Ndërsa deputetët e tjerë janë të angazhuar në terren për protestën e ditës së nesërme e cila do të shtrihet në disa rrugë të Shqipërisë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top