Opozita akuzon presidentin Begaj dhe Sokol Sadushin për puç kushtetues

Rihapja serisht e temës së kapjes së gjykatës Gjykatës Kushtetuese nga Rama dhe largimi i gjyqtarëve të pabindur ka shqetësuar opozitën e cila ka folur për një puç.

Një ditë më parë Belind Kélliçi alarmoi se jemi në “hapat fillestarë të një puçi kushtetues, i cili ka për synim emërimin në Gjykatën Kushtetuese të disa prej drejtuesve të strukturave të Vetingut, dhe  lënjen në detyrë të gjyqtarëve “alla Dvorani”, që kishte harruar të deklaronte 100 milionë lekë” . Ai ka treguar me emër edhe ata që i ka etiketuar si ekzekutuesit e puçit. “Në këtë puç kushtetues janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të lartë, veçanërisht Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht kryetar i radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjithashtu, në këtë puç kushtetues është përfshirë me vetëdije të plotë edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, njeriu që më shumë se kushdo zyrtar tjetër, duhet të jetë garant i Kushtetutës” tha ai.

Për të njëjtin rrezik ka folur edhe deputeti i Partisë së lirisë, Petrit Vasili duke akuzuar presidentin Begaj se ka përgatitur shkarkimin e një gjykatseje.

“Në puçin e Kushtetueses pa asnjë dyshim është tepër tronditëse sjellja dhe veprimet e Presidentit të Republikës, që në mënyrën më flagrante kërkon të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për interpretim të kohës së zgjatjes së mandatit të gjykatëses Sonila Bejtja.

Realisht përmes fakteve absolutisht të padiskutueshme, Presidenti Begaj është më i sqaruari de facto dhe de jure për këtë çështje, ndonëse ai me qëllime të caktuara bën sikur kërkon interpretim” ka shkruar Vasili i cili në statusin e tij ka renditur pro mvat dhe faktet për atë që pretendon (shiko poshtë).

 

Faktet sipas postimit të Petrit Vasilit

1. Kushtetuta në nenin 179 pika tre thotë qartë se janë subjekt rrotacioni gjyqtarët që kanë zëvendësuar gjyqtarët e mëparshëm, mandati i të cilëve ka mbaruar në vitin 2017 dhe 2020.
Gjykatësja Sonila Bejtja nuk bën pjesë as tek njëri as tek tjetri sepse ajo ka marrë mandatin e lënë nga Gjyqtari Besnik Muçi, i cili zëvendësoi mandatin e ish gjyqtarit Sokol Berberi të përfunduar në prill të vitit 2016.
2.Dekreti i Presidentit Meta Nr.10722, që shpall vakancën e ish Gjyqtarit Kushtetues Sokol Berberi që përfundoi mandatin në prill 2016 dhe që u konfirmua me shkresën Nr.101 datë 25 mars 2016 të Gjykatës Kushtetuese.
3.Shpallja e vakancës nga KED në vitin 2019, të firmosur nga kryetari i KED Dvorani, është bërë si vakancë e plotë dhe dokumenti është asgjësues.
4. Dekreti i Presidentit Meta për Gjyqtarin Besnik Muçi është për mandat të plotë nëntëvjeçar, që përfundon në vitin 2028.
5. Dekreti i Presidentit Meta për Gjyqtaren Sonila Bejtja është për vazhdimin e kohës së mbetur të mandatit të plotë të lënë nga gjykatësi Muçi deri në 2028.
A ka ndonjë paqartësi këtu që duhet sqaruar?
As edhe një e vetme.

Kushtetuta në nenin 179 pika 3 flet qartë.

Çfarë Kushtetute tjetër lexon Presidenti, që bën sikur kërkon interpretim sepse Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shterruese?
Puçi i orkestruar prej kohësh në Gjykatën Kushtetuese me qëllim rrëmbimin e disa mandateve ishte zbuluar qartë nga media që u bënë pjesë e tij, ku mjerisht u përfshi edhe Zëri i Amerikës.
Ndërkombëtarët të cilët kanë folur e kanë mbajtur qëndrim për çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi janë njohur me situatën shumë të rëndë dhe kanë heshtur. Kjo heshtje fajtore përballë një puçi të tillë shumë të rrezikshëm i ngarkon ata me përgjegjësi serioze pasi ata janë zotuar të ishin garantë të reformës aq sa u përfshinë edhe në Kushtetutë.
Kjo goditje shumë e rëndë në Gjykatën Kushtetuese tashmë është zbuluar hapur dhe qartë.
Gjykata Kushtetuese duhet t’i rrijë larg puçit, lojës mafioze të interpretimeve të kohëzgjatjes së mandateve dhe t’i kthehet detyrave të saj, të cilave u mungon ose u shmanget për llogari të qeverisë apo interesave të tjera klienteliste brenda saj.
Çdo veprim e vendim i mëtejshëm i secilit prej aktorëve të përfshirë në këtë puç veçse do të rëndonte shumë pozitat e gjithsecilit prej tyre para ligjit dhe nuk do të bënte asgjë tjetër.
P.S. Disa dokumente që çmontojnë kërkesën manipulative të Presidentit aktual.

ImageImageImageImageImageImage

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top