Opozita abstenon për rezolutën antikorrupsion, Bardhi: Propagandë e ditës!

Opozita do të abstenojë për rezolutën anti-korrupsion që propozon Partia Socialiste në parlament. Në fjalën që mbajti në kuvend, Gazment Bardhi tha se “edhe luftën ndaj korrupsionit, Rama e konsideron çështje të propagandës së ditës apo PR, e lufton me fjalë, ndërkohë që veprat i ka krejt të kundërta”.

Në fjalën e tij në parlament, kreu i grupit parlamentar renditi një sërë qëndrimesh kompromentuese të Edi Ramës për skandalet e korrupsionit, si ai për inceneratoret dhe sterilizimin, zgjedhjen e Arben Ndokës dhe Rrahman Rrajës si deputetë të PS apo korruptimin e McGonigal, për të dalë në përfundimin se rezolutat e tij antikorrupsion nuk mund të jenë gjë tjetër veçse hipokrizi.

“Kuvendi nuk ka nevojë që ti thotë vetes me shkrim që është i ndërgjegjshëm që duhet luftuar korrupsioni. Kush është realisht i ndërgjgjshëm për këtë ska nevojë t’ia pohoi vetes as me shkrim dhe as me zë të lart. Mjafton ta bëjë pjesë të përditshmërisë së tij gjatë ushtrimit të funksionit, të punojë për këtë çdo ditë, të tregojë shembullin personal, të ngrejë zërin ndaj akteve korruptive. Ne këtë e kemi bërë dhe do ta bëjmë, pa qenë nevoja që tja themi vetes përpara pasqyrës dhe as për të bërë propagandë me këtë cështje. Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e çmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se cfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim. Që ditën kur jemi betuar mbi Kushtetutë, e kemi të qartë se cfarë duhet të bëjmë. Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetës para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan” tha Bardhi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top