Operacione plastike/ Modelja ndalohet në kufi, nuk njihet në pasaportë

Modelja braziliane Janaina Prazeres u shpall gruaja perfekte nga ‘Playboy’ norvegjez për shkak të përmasave trupore, ndërsa tani po mbush rubrikat e mediave për shkak të një incidenti që i ka ndodhur në kufi.

Modelja dhe influencuesja 35-vjeçare deri më tani ka shpenzuar mbi 900,000 euro për pamjen e saj dhe ka bërë më shumë se 20 operacione plastike, dhe ajo u ankua se u ndalua në aeroportin e São Paulo dhe i kërkuan të konfirmonte identitetin e saj.

“Gjithmonë e kam ditur se kjo mund të ndodhë sepse pamja ime ka ndryshuar shumë vitet e fundit. Por në atë moment, ishte një tronditje për mua. Nuk prisni që ata t’ju ndalojnë nëse nuk keni bërë asgjë të keqe”, tha ajo.

“Zyrtarët më bënë disa pyetje dhe madje e krahasuan foton time të pasaportës me foto të tjera përpara se të më lejonin të hyja në vend”,shtoi modelja.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top