OMONIA pas shkarkimit të Belerit: Gabimi me orën që nxjerr bllof KQZ-në

Komuniteti i OMONIA-s ka reaguar sot lidhur me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.

OMONIA në reagimin e tyre shprehen se dje KQZ konsumoi “gabimin më të madh të karrierës”, sipas tyre duke ngatërruar ligjet për shkarkimin e Belerit.

Bashkangjitur me reagimin, komuniteti i Omonias ka sjellë edhe vendimin e shkarkimit të dokumentuar, ku shihet se edhe pse mbledhja ka përfunduar në orën 11:30, vendimi mban orën 10:30. Ata e kanë cilësuar si skandal këtë fakt duke ngritur edhe disa pyetje për kryekomisionerin Ilirjan Celibashin. Më tej thuhet se KQZ është bë palë me pushtetin me firmë dhe vulë.

Omonia

Reagimi:

KQZ e “pavarur” dhe një provë kundër saj

Ditën e djeshme, gjoja në emër të parimeve të larta të drejtësisë dhe paanësisë përballë ligjit, Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve konsumoi ndoshta gabimin më të madh të karrierës së tij duke keqinterpretuar dhe ngatërruar me dashje ligjet në fuqi që rregullojnë zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin në funksionet publike të të zgjedhurve me
interpretim me personale dhe shembuj absurde (si ai i anëtarësimit në” clube” dhe dalje prej tij?!!! ) thua se ishte një takim spontan në kafe dhe jo duke u zhbërë vullneti i zgjedhësve në Himarë me pasoja të rënda për demokracinë dhe sistemin pluraliat në vend!

Gjithesesi kushdo pa dje zotin Celibashi duke bërë pirueta juridike dhe kapërcime të hatashme të ligjeve i ngërcosur nga kërkesa e një “anonimi” në politikë që kishte vënë në lëvizje KQZ në mënyrë të rrufeshme për heqjen e mandatit të z.Beleri.

Pa u zgjatur shumë me rrethanat dhe ngërcet e vendimmarrjes së z. Celibashi, duam te vëmë ne dijeni opinionin publik se pavarësisht se shfaqja e pardjeshme e Komisionerit u vesh me një dukje korrekte nga pikëpamja proceduriale dhe ne funksion të zbatimit të ligjit, gjoja në rolin e të pavarurit dhe zbatuesit të perpiktë të ligjit, rezulton se ai kreu pervecse një shërbim AUTOKRATIT që mban gjithë pushtetet në dorë, edhe një falsifikim.

Mbledhja e KQZ ka përfunduar dje në orën 11:30. VENDIMI MBAN ORËN 10:30.

Natyrshëm kur e lexuam vendimin na erdhën në mendje disa pyetje:

1 – Mos ndoshta z. Celibashi e ka paramenduar dhe paragjykuar vendimin pa pritur të dëgjojë palët dhe arsyetimet e tyre dhe në këtë rast ka kryer një shkelje të rëndë?

2- Mos vallë vendimin e kishte të shkruar dhe të gatshëm si rasti i vendimit te GJKKO përsëri për z.Beleri të cilin e kishte më parë Autokrati në tavolinë të zbardhur si i interesonte atij përpara se t’i komunikohej vetë të pandehurit ?!

3- Mos vallë mes z.Celibashi, Autokratit dhe Dr.Bajramit kishte marrëveshje sic rezulton e provuar nga shpejtësia e shpalljes së ditës së zgjedhjeve pa u mbushur 24 orë?!

4- Kjo mospërputhje në orë është si rasti i dëshmisë së penalitetit të z.Beleri ,”gabim sistemi“?Z. Celibashi,

Ju prezumohet të jeni garanti i zgjedhjeve të paanshme … Provuat se jeni tërësisht në funksion të autokracisë së instaluar në vend që do të vjedhë me patjetër zgjedhjet në Himarë. U vendosët në shërbim të pushtetit haptazi.

Sapo e nisët këtë proces me një falsifikim që po shkatërron institucionin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend!
Asgjë e mirë nuk pritet pas këtij fakti. Më keq do veproni..

KQZ u bë palë me pushtetin!

VENDIMI I ORËS 10 E 30 PËRVECSE ËSHTË PROVË NË KUPTIMIN PENAL ËSHTË EDHE TURPI YT

OMONOIA HIMARE
Himare, 07/07/2024

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top