Olta dhe Luizi nuk kanë qënë kurrë më pranë se kaq (VIDEO)

Olta dhe Luizi shihen si dy kundërshtarët më të mëdhenj të këtij “Big Brother VIP”. Në ditët e para ata ishin shumë të afërt dhe u duk se do bëheshin miq. Por, diçka ndodhi dhe ndryshuan mendje. Mesa duket të dy kuptuan se si kundërshtarë do ishin më të fortë në lojë. Gjatë këtyre muajve ata kanë pasur debate të shumta dhe të ulëta me njëri-tjetrin. Por edhe disa momente ku duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke treguar se kanë një kimi shumë të madhe.

Mirëpo sfida e vëllezërve siamezë i ka detyruar të dy të bëhen të pandashëm edhe pse pa dëshirë. Prej mbrëmjes së djeshme ata qëndrojnë në të njëjtën bluzë dhe bëjnë çdo gjë bashkë. Mbrëmë i pamë duke ngrënë dhe duke ushqyer njëri-tjetrin. Sot në mëngjes bënë rutinën e mëngjesit bashkë. Dhe në drekë duke fjetur në një shtrat. Rregullat e lojës i detyrojnë që ditën të flenë bashkë dhe të ndahen vetëm në mbrëmje. Momenti ka shkaktuar të qeshura jo vetëm te banorët por edhe te publiku që nuk është mësuar t’i shohë kaq afër.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top