Olta dëshiron të lërë shtëpinë e Big Brother Vip, çfarë pritet të ndodhë sonte

Banorët e Big Brother VIP pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj pas sulmit ndaj Top Channel ku u vra roja i sigurisë.

Në promon zyrtare të BBVIP, njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë ku ende nuk dihet se cili do jet vendimi i saj deri në fund të spektaklit, dhe motivet e saj për të lënë në këtë pikë lojën.

Kujtojmë se tre të nominuarit e javës janë Kesi, Qetsori dhe Antoneta.

Sakaq disa ditët më parë Olta ka zhvilluar një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në Top Channel.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top