Old Trafford: Manchester United turpërohet nga Bournemouth

Manchester United turpërohet në “Old Trafford” nga Bournemouthi. Në ndeshjen që duhej t’i jepte vazhdimësi suksesit të jashtëzakonshëm në derbi me City-n një javë më parë, “Djajtë e Kuq” u mposhtën thellë 0-3 nga një ekip që po befason më rezultate e arritura në këtë pjesë të parë të sezonit, ku është katapultuar në vendin e pestë.

Man. United u shfaq si një skuadër ‘e asfiksuar’, pas ide dhe rrezikshmëri në sulm, dhe me probleme të mëdha të prapavijë.

Huijsen realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 29-të, i shërbyer nga Christie.

Në pjesën e dytë në minutën e 61-të realizoi golin e dytë me penallti Kluivert, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 0-3 e shënoi Semenya.

“Djajtë e Kuq” patën me gjithë shtesën më shumë se gjysmë ore loje për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por pa rezultat. Përfundimisht 0-3, me Amorim në një situatë të vështirë, pasi u mor nga Sportingu për të kthyer ekipin te rezultatet, ndërkohë që ecuria me portugezin ndoshta është edhe më e dobët se e paraardhësit e tij Ten Hag.

Dy ndeshje të tjera, Everton – Chelsea dhe Fulham – Southampton u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa Leicetser – Wolves përfundoi 0-3.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top