OKB: Vazhdimi i luftimeve në Gaza do të intensifikojë krizën e urisë

OKB thotë se luftimet e ashpra në Rripin e Gazës do të intensifikojnë më shumë krizën katastrofike të urisë që tashmë kërcënon të pushtojë popullatën civile. Organizata thekson se pauza e fundit e luftimeve i kishte lejuar Programit të saj Botëror të Ushqimit njëfarë sigurie për të shtuar operacionet e ndihmës.

Gjatë kësaj kohe, ajo ishte në gjendje të dyfishonte numrin e pikave të shpërndarjes jashtë strehëzave dhe të shpërndante ushqime në vende që ishin të pamundura për t’u arritur. Por, siç shton organizata botërore, “ky përparim dëshmërimisht i nevojshëm tani po humbet”.

“Lufta e ripërtërirë e bën shpërndarjen e ndihmave pothuajse të pamundur dhe rrezikon jetën e punonjësve humanitar”, shtoi OKB. Mbi të gjitha, është një katastrofë për popullsinë civile të Gazës, më shumë se dy milionë njerëz, e vetmja rrugë shpëtimi e të cilëve është ndihma ushqimore.

OKB vazhdoi duke thënë se humanitarët duhet të kenë akses të sigurt dhe të qëndrueshëm në rajon në mënyrë që të shpërndajnë ndihma për shpëtimin e jetës në të gjithë territorin.

“Por vetëm një paqe e qëndrueshme mund t’i japë fund vuajtjeve dhe të shmangë katastrofën e afërt humanitare në Gaza.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top