OKB ngre alarmin: 99 punonjës tanë janë vrarë në Gaza

Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA), deklaron se situata në Gaza po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. UNRWA tani po ndihmon më shumë se 700,000 njerëz në 150 strehimoret e saj, tha ajo për BBC News.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Edhe kolegët e Touma-s po vazhdojnë të vriten, thotë ajo, duke theksuar se shifra është deri në 99. “Ne nuk kemi furnizime dhe kemi të njëjtin problem me mungesën e karburantit,” -thotë ajo, duke shtuar se fëmijët po kërkojnë nga zyrtarët e OKB-së që vizitojnë Gazën një copë bukë ose një gllënjkë uji.

Asnjë karburant nuk është lejuar në Gaza që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor. Izraeli thotë se ka mjaft në territor, duke akuzuar Hamasin për grumbullimin e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top