OKB kritikon Kinën për politikat “problematike” kundër ujgurëve

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) tha se politikat “problematike” të Kinës vazhdojnë të jenë në fuqi, dy vjet pas raportit të ashpër që akuzoi Pekinin për “krime kundër njerëzimit” në Ksinjiang. Kina është akuzuar se ka burgosur më shumë se 1 milion ujgurë dhe minoritete të tjera myslimane në provincën veriperëndimore të Ksinjiangut, akuza që Pekini i mohon.

OHCHR tha më 27 gusht se ka mbajtur një sërë diskutimesh në Gjenevë me zyrtarët kinezë që nga shkurti i vitit të kaluar, bisedime që i mundësuan shefit për të drejtat e njeriut të OKB-së, Volker Turk, të dërgonte një ekip në Pekin nga 26 maji deri më 1 qershor të këtij viti. Ky ekip zhvilloi bisedime me autoritetet kineze, veçmas për “politikat kundër terrorizmit dhe të sistemit penal gjyqësor”, tha zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani.

“Në Ksinjang, ne e dimë se shumë ligje dhe politika problematike janë në fuqi”, tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top