OKB dënon sulmin izraelit që vrau pesë gazetarë të Al Jazeera-s në Gaza

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka dënuar sulmin izraelit që vrau gjashtë gazetarë në Gaza. Në deklaratë ky akt dënohet si një shkelje e rëndë të ligjit ndërkombëtar. Pesë gazetarë të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif, u vranë në një sulm ajror izraelit të dielën. Gjithashtu dy të tjerë humbë jetën, përfshirë një gazetar të pavarur. Ushtria izraelite tha se e kishte vënë në shënjestër Sharifin, duke pretenduar se ai kishte shërbyer si kreu i një qelize terroriste në Hamas, diçka që Sharif e mohoi.

Ndërkohë edhe grupet e të drejtave të medias dhe vendet, përfshirë Katarin, e dënuan sulmin. Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte “thellësisht e shqetësuar” dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë shpjegim nga Izraeli për vrasjen e të gjithë ekipit të lajmeve të Al Jazeera-s. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se të paktën 186 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza në tetor 2023 – periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur filloi të regjistronte të dhëna të tilla në vitin 1992.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top