OKB: Çdo zhvendosje e detyruar e popullsisë nga Gaza është spastrim etnik

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pritet të paralajmërojë sot për rrezikun e çdo përpjekjeje për “spastrim etnik” në Gaza , pasi presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi që palestinezët të largohen nga territori i shkatërruar.

Gjatë një fjalimi të planifikuar për më vonë sot para Komitetit të OKB-së për Ushtrimin e të Drejtës së Pamohueshme të Palestinezëve, Antonio Guterres pritet të komentojë propozimin e fundit të Trump.

“Është jetike që ne të qëndrojmë besnikë ndaj themeleve të së drejtës ndërkombëtare. Është e rëndësishme të shmangim çdo formë spastrimi etnik,” tha zëdhënësi i OKB.

I pyetur konkretisht për planet e presidentit amerikan në lidhje me Gazën, Stephane Dujarric deklaroi se “çdo zhvendosje e detyruar e popullsisë është e barabartë me spastrim etnik”.

Trump foli dje,për një plan për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe për të dëbuar në Jordani ose Egjipt palestinezët, propozime këto që shkaktuan një një sërë reagimesh në mbarë botën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top