Oficerët e policisë gjyqësore në kompleksin ‘Magnet’, sekuestrojnë apartamentet e Malltezit

Vijon sekuestrimi i pronave të Jamarbër Malltezit, dhëndrrit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbritur sërish në terren dhe po sekuestrojnë pronat e Jamarbër Malltezit, i cili është në burg për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

OPGJ ka mbërritur ditën e sotme në ambientet e ish-kompleksit Partizani, ose siç tashmë quhet kompleksi Magnet, për të bërë vetëm sekuestron e apartamenteve në pronësi të Malltezit, e jo të banorëve të tjerë të këtij kompleksi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top