Offset ka çaktivizuar llogarinë e tij në Instagram pasi Cardi B, e akuzoi publikisht se po e ngacmonte dhe kërcënonte.
Page Six konfirmoi të martën se profili i reperit të Migos nuk është më aktiv, duke shfaqur mesazhin: “Profili nuk është i disponueshëm.”
Çaktivizimi vjen pak pasi Cardi B postoi në X (ish-Twitter) — në një mesazh që u fshi më pas — se ndihej e “kërcënuar”, pasi Offset duket se vuri në dyshim atësinë e djalit të saj të porsalindur me futbollistin e NFL, Stefon Diggs.
Offset, 33 vjeç, dyshohet se publikoi dhe fshiu një InstaStory ku shkruante: “Fëmija im lol.”
Cardi reagoi ashpër: “Ju mendoni se është për të qeshur, por nuk është… ka më shumë se një vit që po ngacmohem dhe kërcënohem, deri në pikën që ndihem sikur jeta ime është në rrezik.”
Në një postim në X, Cardi shpjegoi se ngacmimet kanë qenë të vazhdueshme:
“Jam lodhur. Kur më ngacmon privatisht dhe unë e injoroj, atëherë fillon të më ngacmojë publikisht.”
Ajo shtoi se frika e ka shoqëruar për shkak të rasteve të shumta të dhunës ndaj grave që sheh në lajme dhe dokumentarë.
Ndërkohë, një përfaqësues i Offset mohoi çdo akuzë:
“Çdo deklaratë që i atribuohet Offset-it është e fabrikuar. Situata u përshkallëzua pa nevojë. Ai ka qenë mbështetës ndaj Cardi-t dhe i uron vetëm të mirat.”
Cardi B dhe Offset u ndanë zyrtarisht në gusht 2024 pas gati shtatë vitesh martesë, ndërsa vajza e tyre Blossom erdhi në jetë vetëm pak javë pas kërkesës për divorc.
Në maj, Cardi e bëri publike romancën e saj me Diggs. Kohët e fundit, një test atësie konfirmoi se Diggs është gjithashtu baba i foshnjës së modeles së Instagram-it, Aileen Lopera.