Odise Roshi shënon gol në Turqi, i hap rrugën e fitores skuadrës së tij

Odise Roshi ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme duke shënuar golin e tij të parë me fanellën e Erzurumsporit.

Lojtari fierak zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 31-të të saj, duke i hapur rrugë fitores së skuadrës së tij.

Erzurumspor arriti të merrte një fitore 3-0 kundër Yeni Malatyaspor në ligën e dytë të futbollit turk.

Odise Roshi u prezantua te Erzurumspor më 18 gusht pasi mbylli aventurën me Sakarjaspor.

Ky do të jetë sezoni i katërt i fierakut në ligën e dytë turke, teksa më parë ka luajtur edhe për Boluspor, ndërsa me skuadrën e tij të re do të kërkojnë ngjitjen në Superligën turke.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top