OBSH shpresëplotë: Të sigurt për fundin e pandemisë në 2023-in

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë ku thotë se pandemia do të përfundojë në 2023-in.

“Kam besim se në një moment këtë vit do të jemi në gjendje të themi se Covid ka mbaruar si një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar dhe si një pandemi”, ka thënë i bindur drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se numri i vdekjeve të raportuara në baza javore është tani i ulët. Ghebreyesus thotë se shifrat janë shumë më pozitive se kur u përdor për herë të parë fjala “pandemi”. Mes të tjerash ai tha se përmirësimi është i rëndësishëm për të marrë masa për të tilla situata.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top