OBSH: Sëmundjet mund të vrasin më shumë njerëz sesa bombardimet në Gazë

Sëmundjet e pashërueshme mund të vrasin më shumë njerëz në Rripin e Gazës sesa bombardimet, nëse nuk rregullohet sistemi i shëndetësisë, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Diarreja dhe infeksionet e frymëmarrjes janë shumë të përhapura në mesin e fëmijëve në ndërtesat e mbipopulluara të Kombeve të Bashkuara, ku pothuajse 1.1 milion njerëz janë duke u strehuar.

Ky paralajmërim u bë në ditën e pestë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – pasi të hënën palët u pajtuan për zgjatjen e tij për edhe dy ditë të tjera.
Marrëveshja e arritur të premten me ndërmjetësimin e Katarit, Egjiptit dhe Shteteve të Bashkuara, ka mundësuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gazë në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite gjatë këtyre pesë ditëve.

Të martën, 12 pengje dhe 30 të burgosur u liruan në ditën e pestë të marrëveshjes, duke e çuar në 62 numrin e përgjithshëm të pengjeve të liruara dhe në 180 të të burgosurve të liruar.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli kreu bombardime disa javore dhe një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë rreth 15.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur./ REL

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top